Templates by BIGtheme NET

Muçi këtë punë ka, mbeti duke kërkuar falje nëpër studio…

Pas debatit me deputetin Ervin Salianji në studion e emisionit ‘Opinion’ të gazetarit Blendi Fevziu, Mustafa Nano duket se është penduar dhe ka kërkuar falje publike.

“Sjelljen time nuk e justifikon asgjë, as personi që mund të kem përballë që mund të ma heqi petllën. U kërkoj ndjesë të gjithëve, shpresoj të mos përsëritet. Edhe mund të ndodhë por unë shpresoj të mos ndodhë më. Meraku im është nëse këto shumëfishohen si sjellje, terrorizojmë një popullsi të tërë.”, ka deklaruar Nano nga e njëjta studio.

Ndërkohë që deputeti demokrat publikonte një video të Fredi Alizotit, i cili dëshmon se drejtori i Policisë, Ardi Veliu e ka marrë në makinë dhe i ka ofruar lekë që të kalonte në anën e tyre, lidhur me audiopërgjimin e vëllait të Ministrit të Brendshëm, analisti Mustafa Nano nga ana tjetër ka shpërthyer në tone të ashpra kundër Salianjit, duke mos u kujdesur për fjalorin pavarësisht se ishte në television.

 “Ça është kjo? Çfarë provon kjo? O idiot. O ko*e kandari po të përdorin, do shkosh në burg”, tha Nano ndërkohë që moderator Blendi Fevziu u detyrua të bënte vërejtje.

Sipas Salianjit, fjalori fyes i përdorur ndaj tij ishte thjesht një mënyrë e analistit për të tërhequr vëmendjen nga videoja.

Por kjo nuk është hera e parë që Mustafa Nano bën deklarata me fjalor të pistë  nëpër studio, për të cilat pendohet dhe më pas kërkon falje publikisht. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në debatin për veshjet e moderatoreve dhe për debatin për Skënderbeun.

Pendesa për Bejlerin

Pas shumë kritikave të bëra në mënyrë publike lidhur me veshjen e saj, në mars të këtij viti, analisti Mustafa Nano i ka kërkuar falje publikisht Ilda Bejlerit, për të cilën pati përdorur edhe fjalën ‘vulgare’.

I ftuar në emisionin ‘Zonë e Lirë’ të Arjan Çanit, Nano tha se nuk kishte asnjë lidhje me Ilda Bejlerin dhe as nuk donte ta njihte, por i kërkon falje nëse e ka fyer.

 “Nuk është problem konservatorizmi, nuk e kam me nudon femërore se ajo është gjëja më e bukur që më kanë parë sytë ndonjëherë.

Do më lësh të them një gjë… Unë nuk e prisja të përmendje emrin e Ilda Bejlerit. Por e thashë edhe në fillim të emisionit tënd, në nuk kam punë me të, s’më lidh asgjë me të dhe as nuk dua ta njoh. Bile unë i kërkoj falje nëse më ka dalë nga goja ndonjë gjë që nuk duhet. Unë nuk kam lidhje me atë. Prandaj i kërkoj falje nëse më ka dalë nga goja ndonjë gjë fyese për atë.”, tha Nano.

Pendesa për Zeqon

Po ashtu, e njëjta gjë ka ndodhur edhe me debatin për Skënderbeun me Moikom Zeqon, të cilin e quajti të sëmurë psiqik.

I ftuar në një emision televiziv në TVSH, në gusht të 2017-ës, Nano ka thënë se kërkon falje dhe se Zeqo nuk i meritonte ato fjalë.

“Ishte një reagim i shpërpjestimuar nga ana ime. Ishte një reagim në të nxehtë. Moikom Zeqo nuk i ka hak ato fjalë”, tha Nano, duke vlerësuar studiuesin. Por, fakti se ai kërkon ndjesë, nuk do të thotë se ai po ashtu pajtohet me shkrimin e Zeqos. “Kjo nuk ndryshon asgjë në pjesën tjetër. Unë nuk mund të pajtohem me shkrimin e tij, më saktë me frymën e atij shkrimi, apo me rolin prej gardiani të nderit nacional që ai i dha vetes kur zuri të thoshte ‘mjaft, mjaft, mjaft me Skënderbeun’. Por përsëris, kjo nuk e justifikon qëndrimin tim ndaj tij. Shfrytëzoj rastin për t’i kërkuar ndjesë. Jo vetëm atij, por edhe publikut.”, deklaroi publikisht Nano./Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto