Vendosni fjalën kyçe....

Para pak ditësh u përmend se kishte marrë në makinë Fredi Alizotin, me çfarë merret tani Ardi Veliu


Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Veliu ndodhet në Konventën e Shoqatës Ndërkombëtare të Shefave të Policisë (IACP).

Atje ai ka zhvilluar disa takime me zyrtarë të lartë të policisë, ku ka diskutuar mbi luftën kundër krimit të organizuar dhe drogave të jashtëligjshme, si edhe mbështetëse e zbatimin e ligjit dhe të drejtës ligjore.

Para tre ditësh, emri i Veliut u përmend nga Fredi Alizoti, i cili në një video të publikuar, pretendonte se ishte marrë nga drejtori i policisë, Veliu, dhe ishte çuar në Tiranë ku ishte takuar me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Balla, që i kishte ofruar një shumë prej 200 mijë eurosh për dëshmi të rreme në çështjen e audiopërgjimit ndaj Agron Xhafajt.

Pas kësaj Veliu e mohoi se e kishte marrë në makinë Alizotin duke thënë se nuk e njihte fare personin në fjalë ndërsa shtoi se ai ishte shoqëruar nga shefat e policisë së Fierit me urdhër të prokurorisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *