Vendosni fjalën kyçe....

Plagosën me armë zjarri të riun, arrestohet 51-vjeçari, në kërkim djali i tij


Nga policia janë identifikuar dy autorët e dyshuar të plagosjes së 18- vjeçarit, Mikel Shirës në Tranë. Në prangat e policisë ka rënë Abedin I., 56 vjeç, si autori i dyshuar i plagosjes me armë të të riut. Po kështu ende është në kërkim nga policia djali i tij me iniciale  S. I, 22 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe shoqërohet në Komisariat njëri autor, ndërsa autori tjetri shpallet në kërkim. Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2, falë një pune të mirëorganizuar hetimore kapën dhe shoqëruan në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore dhe proceduriale njërin prej autorëve të plagosjes, shtetasin : – Abedin I., 56 vjeç, banues në Tiranë. Si dhe u shpall në kërkim i biri, shtetasi : – S. I., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Atë dhe bir, pas një konflikti për motive të dobëta në zonën e “Selitës”, plagosën në këmbë me armë zjarri shtetasin M. Sh., 18 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna intesive për kapjen e autorit tjetër, shtetasit S. I.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *