Vendosni fjalën kyçe....

Policia dyshon se 13-vjeçarja që ndërroi jetë dje ka qëlluar veten


Policia e Tiranës dyshon se 13-vjeçarja K.B që ndërroi jetë dje ka qëlluar veten.

“Në përfundim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor rezulton se e mitura K. B., dyshohet të jetë vetvrarë në banesë me armën e gjahut të të atit.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e gjahut me të cilën e mitura dyshohet të jetë vetvrarë në banesë.”, jep detaje policia.

Mbasditen e djeshme e mitura është shoqëruar për ndihmë mjekësore në spital nga i ati i saj, shtetasi Xh. B.

“…u ngrit një grup i posaçëm hetimor ku në përfundim të veprimeve përkatëse hetimore dhe proceduriale (kqyrja e vendit të ngjarjes, trupit të të miturës dhe marrja e deklarimeve të familjarëve),  ka rezultuar se e mitura K. B., dyshohet të jetë vetvrarë në banesë me armën e gjahut të të atit.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut për të cilën shtetasi Xh. B., dispononte leje.”, përfundon policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *