Templates by BIGtheme NET

Qëllohet me armë 18-vjeçari në Tiranë

Plagosje me armë zjarri në zonën e Selitës në kryeqytet, ku një 18-vjeçar është qëlluar në këmbë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:45.

“…është plagosur me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar shtetasi M. Sh.,  18 vjeç i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Po bëhet krehja e zonës si dhe janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe hyrje daljet e kryeqytetit.”, jep informacionet paraprake policia.

I riu është jashtë rrezikut për jetën dhe dyshimet janë se konflikti me armë ka ndodhur pas një zënke të çastit.

Vendi ditën e djeshme ka patur disa vrasje, mes të cilave 3 u shënuan në Mat.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto