Templates by BIGtheme NET

Rama duhet ta shohë këtë VIDEO: “Thirri mendjes o rrotë, do përfundosh si Rikardi i III”

Në marshimin e djeshëm drejt presidencës, për t’i kërkuar presidentit Meta kthimin e ligjit për Teatrin, protestuesit- qytetarë, artistë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile, bënë një ndalesë të shkurtër edhe para Kryeministrisë.

Në këtë moment, aktori Neritan Liçaj, i përcolli një mesazh kryeministrit Edi Rama, duke i kujtuar se ai s’mund të bëjë çtë dojë me shqiptarët.

Liçaj bëri një krahasim me Rikardin e tretë, duke paralajmëruar kryeministrin të largohet si një njeri normal para se të jetë shumë vonë.

“Të kam dëgjuar shpesh kur erdhe si kryeministër të thuash: Një milion shuplaka. E ke harruar atë fjalë se një milion shuplaka i kemi vetëm për Teatrin. Kanë ardhur shumë herë shqiptarët këtu përpara shtëpisë tonë, që është kryeministria ku ti je me qira, si gjithë kryeministrat e tjerë. Do mblidhemi të gjithë bashkë e do përfundosh si Rikardi III, e do fillosh të bërtasësh: Një kalë një kalë, jap kryeministrinë për një kalë.

Prandaj mblidh mendjen dhe fillo puno për popullin, jo për xhepin tënd. Fillo të përpiqesh të bësh, të tentosh të bësh shtet, siç pretendove kur erdhe, se deri tani ke bërë një kacfandi, që as ti vetë s’e merr vesh se çpo bën. Përnryshe përditë do i shohësh shqiptarët përballë teje.

E di ti që shqiptari duron, duron, por kur shpërthen, shpërthen shumë keq. Është si ortek e do të marrë përpara e do përfundosh keq. Po ta jap si këshillë, shumë dashamirëse: Thirri mendjes o rrotë! Ki kujdes, je kryeministri, kryeshërbëtori i shqiptarëve, jo agari dhe pashai i këtij vendi. Se s’të lë kush të bësh ç’të duash në këtë vend se s’kanë vdekur as shqiptarët as shqiptaret. Prandaj thirri mendjes, o rrotë!”, tha Liçaj i cili më pas udhëheq grupin e protestuesve drejt Presidencës.

  

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto