Vendosni fjalën kyçe....

Rifillojnë ndëshkimet për vjedhjen e energjisë elektrike, 11 raste në Tiranë vetëm javën e parë të tetorit (FOTOT)



Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në vend (OSHEE) ka paditur plot 11 abonentë në Tiranë, për vjedhje të energjisë elektrike.
Paditë janë bërë pasi kontrollet në terren të policisë, zbuluan se këta qytetarë, vidhnin energji përmes ndërhyrjes në matës.

“Skema më e përdorur është manipulimi i matesit përmes sistemit ‘urë’, pra kalimi i telit blu (shih fotot) në pozicion të tillë që matësi të regjistrojë 80% më pak konsum”– njofton OSHEE.

Vetëm në javën e parë të tetorit, OSHEE njofton se janë zbuluar 11 raste, mes të cilave edhe një subjekt privat (furre buke), i cili kishte manipuluar matësin.

Bie në sy fakti se vjedhja e energjisë elektrike ka ndodhur në objekte që ndodhen pranë qendrës së Tiranës, si në rr.Elbasanit, ish-Bllok, 21 Dhjetori, etj.

“Kontrollet vijojnë normalisht dhe nuk tolerojmë askënd. I bëjmë apel abonenteve të zgjedhin rrugën ligjore, pagesën e faturave (në pamundësi, skemat me këste), dhe jo te abuzojne”, tha Klevis Jahaj, drejtor i Drejtorise Rajonale OSHEE Tiranë.

“Në zbatim të nenit 137 te Kodit Penal ndëshkohen ata persona qe:
Vjedhin energjine elektrike dhe demtojne matesin. “Çdo ndërhyrje tjetër e paligjshme dhe e paautorizuar në sistemin e matjes apo në rrjetin elektrik me qëllim përfitimi të paligjshëm, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim deri në tre vjet’, thuhet në nenin 137”– thuhet në njoftimin e OSHEE.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *