Një avion “F-16” është shkatërruar plotësisht pas shpërthimit në një bazë ushtarake belge. Forcat Ajrore në Belgjikë bëjnë me dije se dy persona kanë mbetur të plagosur dhe një avion i dytë është dëmtuar.
“Një zjarr shpërtheu gjatë punës së mirëmbajtjes në një F-16 në Florennes”, thuhet në njoftimin e Forcave Ajrore belge, të cilat shtojnë se avioni ishte djegur plotësisht, ndërsa edhe një avion tjetër ishte dëmtuar.
Komandanti i bazës ushtarake në Florennes, Didier Di Giovanni, tha për mediat se shkaku i incidentit ende nuk dihet, medhigjatë kanë nisur hetimet për për të përcaktuar shkakun, shkruan RT.
Dy teknikë që kryenin mirëmbajtjen në aeroplan u plagosën nga shpërthimi. Po ashtu ata po vuajnë nga problemet e dëgjimit si pasojë e zhurmës së shpërthimit.