Një mënyrë e pazakontë për të futur celularë në burg ka ndodhur në lezhë.
Një top futbolli i fryrë është hedhur në oborrin e burgut të Lezhës. Pas kontrollit nga ana e policisë, brenda topit janë gjetur dy celularë iPhone dhe një Samsung.
Bashkë me celularët ishin futur edhe karikuesit si dhe dy karta SIM të papërdorura.
Autoritetet po këqyrin kamerat e sigurisë dhe po kontrollojnë për të gjetur personin apo personat që tentuan të fusin celularët në burg.