Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e trefishtë, këshilli bashkiak i shpall punonjësit e vrarë “Nderi i bashkisë Mat”


Pas ngjarjes së rëndë në Mat, ku tre persona humbën jetën pasi u qëlluan me armë nga kryetari i dëgës së Partisë Socialiste në këtë zonë, Këshilli i Bashkisë i ka shpallur tre punëtorët e saj të vrarë “nderi i bashkisë Mat”. 

 “Ju drejtohemi së pari familjarëve për t’ju shprehur  dhimbjen e sinqertë për humbjen e të dashurve Tuaj duke ju përcjellë ngushëllimet me besimin në forcën Tuaj për përballimin e kësaj humbje të madhe.

Dënojmë kolegjialisht aktin kriminal të ndodhur ndaj punonjësve të Bashkisë Mat të rënë në krye të detyrës si dhe inkurajojmë të gjithë punonjësit e Bashkisë Mat në kryerjen e detyrës së tyre pa u lëkundur ndaj këtyre fenomeneve. Në të njëjtën kohë ju bëjmë thirrje organeve ligjzbatuese për zbardhjen e këtij akti kriminal dhe ndëshkimin e autorëve.

Këshilli i Bashkisë Mat në mënyrë unanime vendosi për të rënët dhënien e titujve të nderit ‘Nderi i Bashkisë Mat’ për rënien në krye të detyrë. Këshilli i Bashkisë Mat vendosi dhe uljen e flamurit Bashkiak në gjysmë shtizë”, thuhet në njoftimin e Bashkisë.

Kujtim Koxha, i cili ka qenë kryetari i Partisë Socialiste në Mat deri në muajin Janar, qëlloi me automatik brenda një lokali zyrtarët Mentor Hoxha,  Astrit Hani, Erzen Alija dhe Hamit Buçi, tre nga të cilët humbën jetën.

Astrit Hani, po merr mjekim në spitalin e Burrelit jashtë rrezikut për jetën. Koxha është arrestuar rreth një orë pasi kreu krimin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *