Templates by BIGtheme NET

Vrau me thikë 30-vjeçarin në Tiranë, identifikohet autori i dyshuar

Zbulohet autori i dyshuar për ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmë në kryeqytet, ku një 30-vjeçar u godit me thikë në rrugën “Bego Hoxha” në Kombinat.

Sipas policisë, autori i dyshuari është një 25-vjeçar me inicialet M. S., i cili është shpallur në kërkim për vrasjen e personit që fillimisht u njoftua të ishte Olti Hajdari, por tanimë inicialet e tij jepen H.H.

“Dëmton me mjet prerës në trup 30 – vjeçarin duke i shkaktuar atij vdekjen. Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin. Shërbimet e Policisë identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasin : – M. S., 25 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas mbrëmjen e djeshme në rrugën “Bego Hoxha” në Kombinat, ka dëmtuar me mjet prerës në trup shtetasin H. H., 30 vjeç, i cili mëngjesin e sotëm ndërroi jetë në spital. Po punohet intesivisht për kapjen e tij.”, thuhet në njoftimin e policisë.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto