Ministria e Brendshme i ka reaguar kreu të PD-së Lulzim Basha i cili deklaroi se grupet e rrezikshme kriminale përbëjnë sot aktivitetin e vetëm kriminal dhe ekonomik të vendit.
Ministria e Brendshme ka replikuar ndaj Bashës me shifra, duke nxjerrë dy grafikë dhe duke bërë krahasimin me vitet më parë përsa i përket numrit të vrasjeve në vend.
Por çfarë vemë re?
Ajo që vemë re është se ministria thotë se për periudhën Janar-Shtator 2018 në qarkun e Vlorës janë vrarë 6 persona. Ndërkohë që vetëm në masakrën e Selenicës më 10 gusht u vranë 8 persona, ku Ritvan Zykaj ekzekutoi kushërinjtë e tij. Ndoshta Xhafaj masakrën e Selenicës nuk e lloagrit se prish statistikën.