Vendosni fjalën kyçe....

‘Fluturime me Begën në charter”, Balla-Salianjit: Të hënën padia në gjykatë


Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas publikimit të dokumenteve të sistemit TIMS, që dëshmojnë se ka fluturuar në të njëjtin avion me Edmond Begën. Balla thotë se të hënën do dërgojë padinë në gjykatë.

“Lulzim mjaft e shpërdorove Salianjin me shpifje, për udhëtime 18 herë me chartera. Informacioni është në Albcontrol dhe mund ta merrni. Pse nuk bëni kallzim në Prokurori? Megjithatë faleminderit që po vijon te kontribosh për Fondin e Edukimit. Të hënën padia në gjykatë!”, shkruan Balla.

Deputeti i Partisë Demokratike  Ervin Salianji, publikoi sot të dhënat e sistemit TIMS, të cilat zbulojnë se kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, ka udhëtuar në të njëjtin avion me Edmond Begën, të dënuar me 21 vjet burg në Itali.

Të dhënat flasin për 14 fluturime të Ballës me Begën dhe Salianji përmend gjithashtu plot 18 fluturime me charter vetëm të Ballës, që sipas tij arrijnë në vlerën 600 mijë euro.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *