9 persona kanë humbur jetën në Himalaje, pasi një stuhi e fortë goditi kampin e tyre. Grupi përbëhej nga 9 persona, 5 prej të cilëve alpinistë dhe 4 të tjerë udhërrëfyes sherpa nga Nepali.
Ata e kishin ngritur kampin në malin gurja, por një stuhi e fuqishme shkatërroi kampin dhe u mori jetën 9 anëtarëve të ekspeditës.
Në vendngjarje u dërgua një helikopter shpëtimi që konfirmoi 9 trupa të pajetë por nuk mundi dot që të ulej për shkak të motit të ashpër.
Në mes të viktimave mendohet se është edhe koreano-jugori, Kim Chang-ho, personi që i ka ngjitur 14 majat më të larta në botë më shpejt se kushdo dhe pa ndihmën e bombolave të oksigjenit.