Vendosni fjalën kyçe....

Ilir Meta gati për ngjitje në Curraj, krah Bes Kallakut dhe Çim Pekës (FOTO)


Presidenti i Republikës Ilir Meta, vazhdon vizitën e tij në Tropojë. Pas udhëtimit në Valbonë dhe një sërë aktiviteteve që u zhvilluan paradite në qytetin e Bajram Currit, Meta ndodhet në Curraj të poshtëm, gati për ngjitje.

Presidenti ka publikuar një foto ku shihet përkrah aktorit të humorit Bes Kallaku dhe gazetarit Çim Peka,  gati për të realizuar ngjitje drejt Currajt të Epërm, siç shkruan edhe vetë: “Në Curraj të Poshtëm, gati për ngjitje për në Curraj të Epërm.”

Gjatë vizitës në Tropojë, presidenti Meta përuroi një qendër sociale në qytetin e Bajram Currit.

Sipas një njoftimi nga presidenca, kjo qendër sociale do të strehojë 15 familje të pastreha dhe në kushte të vështira ekonomike, gjashtë prej të cilave i përkasin komunitetit rom.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *