Vendosni fjalën kyçe....

“Keni hedhur baltë pa pikë turpi ndaj Taulant Ballës, në njërin nga udhëtimet ka qenë me mua e të tjerë” – Deputetja e PS-së


Deputetja Socialiste, Evis Kushi, ka justifikuar një nga udhëtimet e Taulant Ballës jashtë vendit.

Pas publikimit prej demokratit Salianji, të listës së udhëtimeve me “charter” të kreut të grupit parlamentar të PS-së, Balla, i cili pretendohet se në këto takime është takuar me një Begën, që është dënuar me 21 vite burg për drogë në Itali.

Deputetja socialiste e Elbasanit, ka thënë se në njërin prej udhëtimeve, Balla ka qenë i shoqëruar prej saj dhe prej kryeministrit Rama.

Ndërsa shton më tej se shpifjet do marrin fund vetëm në gjykatë, duke paralajmëruar të njëjtiën si shefi i saj, Rama.

“Lexova në media se deputeti Ervin Salianji, person në hetim “për kallzim të rremë në bashkëpunim” me Babalen, kish hedhur përsëri baltë pa pikë turpi mbi Kryetarin e Grupit dhe kolegun tim Taulant Balla. Meqenëse në nje nga udhëtimet për të përfaqësuar Shqipërinë kam qenë dhe unë më datat 8-9 Dhjetor 2014, e sqaroj opinionin publik që më datë 8 Dhjetor 2014 ora 12.23 jemi nisur bashkë me Kryeministrin Rama, Deputetët Taulant Balla, Monika Kryemadhi dhe unë për në Bruksel. Gjeni bashkangjitur edhe fotografitë e vizitës. Nëse duhet edhe axhenda e takimeve gjithashtu. Prandaj, kjo cmenduri shpifjesh merr fund vetëm në Gjykatë. Fondi i Edukimit.” – shkruan Kushi në “Facebook”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *