Vendosni fjalën kyçe....

Pastori amerikan mbërrin në SHBA, Trump: Falenderoj presidentin Erdogan


Pastori amerikan, Andrew Brunson, i cili u lirua të premten, pasi qëndroi në një burg turk për gati dy vjet, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara dhe është drejtuar në Shtëpinë e Bardhë për një takim me presidentin Trump.

Brunson mbërriti në SHBA rreth mesditës në “Joint Base Andrews”, jashtë Uashingtonit.

Lirimi i Brunson ishte një prioritet i lartë për të krishterët evangjelistë dhe Trump po feston kthimin e pastorit si një arritje diplomatike për administratën e tij.

Trump e njoftoi lajmin me anë të një postimi në “Twitter” të shtunën në mëngjes duke shkruajtur: “Do jetë e e mrekullueshme për të parë dhe takuar atë. Ai është një i krishter i madh që ka përjetuar një përvojë kaq të vështirë. Dëshiroj të falenderoj presidentin Erdogan për ndihmën e tij! “

Brunson ishte arrestuar pasi akuzohej spiunazh dhe terrorizëm. Pastori, që jetonte në Turqi prej shumë vitesh, u arrestua së bashku me mijëra persona të tjerë pas grushtit të shtetit në Turqi në korrik të vitit 2016.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *