Vendosni fjalën kyçe....

Prej dy javësh pas hekurave, Rexhep Rraja kërkon lirinë në Apel


Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist Rrahman Rraja, kërkon lirinë nga Gjykata e Apelit.

Avokati i Rrajës, ka paraqitur kërkesën në Apel për lirimin e tij nga paraburgimi që më 8 tetor. Kërkesë e cila do të shqyrtohet nga gjyqtarja Becaj.

Ndërkohë hetimet për këtë dosje janë ende të hapura nga prokurorja Mirela Kapo.

Kujtojmë se Rexhep Rraja u arrestua më 30 shtator të këtij viti, pas publikimit të dëshmisë së nënkomisarit Emiljano Nuhu.

Edhe pse ish-e dashura Xhisiela Maloku, e ka denoncuar disa herë për dhunë dhe ekspertiza mjeko-ligjore e konfirmon dhunën në trupin e vajzës 25-vjeçare, Rraja akuzohet vetëm për përndjekje.

Nga ana tjetër, Xhisiela Maloku ka deklaruar në disa emisione se denoncimet nëpër komisariate kanë qenë të rreme, duke mohuar dhunën e ushtruar ndaj saj.

Opozita dyshon se ndaj vajzës po ushtrohet presion nga politika, për të mbrojtur djalin e deputetit socialist, ndaj si pasojë ka ardhur edhe ndryshimi i dëshmive të vajzës. Por nga ana tjetër vetë Xhisiela Maloku thotë se nënkomisari Nuhu gënjen, ndërsa opozitën e akuzon se po e përdor për politikë.

Javën  e kaluar një shpërthim me tritol ndodhi në banesën e gjyshit të 25-vjeçares, në momentin kur ndodhej edhe vetë ajo e pranishme, gjë që ka ngritur dyshime se kjo bëhet si formë kërcënimi ndaj Xhisiela Malokut.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *