Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Gjysmëgjelat tanë që akuzojnë pa prova, s’meritojnë as një supë burgu


Pas publikimit të të dhënave të TIMS-it nga PD, sipas të cilave numri dy i PS-së Taulant Balla rezulton të ketë udhëtuar me Edmond Begën në të njëjtat data drejt të njëjtave destinacioneve, vjen reagimi i kryeministrit Edi Rama.

Rama përmend sërish paketën e tij antishpifje, duke thënë se në 25 vende të BE-së shpifja dënohet me burg.

“Shpifja dënohet me burg në 25 vende të BE! Gjysmagjelat tanë të majmur nga xhepat e nga trutë, që kanë bërë karriera politike e mediatike duke sharë e akuzuar pa prova, s’meritojnë as 1 supë burgu! Ata thjesht do të paguajnë gjobën e ndotjes për çdo fëlliqësi që u jashtënxjerr goja”, shkruan Rama.

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, publikoi sot të dhënat e sistemit TIMS, të cilat zbulojnë se kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, ka kaluar mbi 25 herë kufirin sëbashku me Edmond Begën, madje që ka udhëtuar në të njëjtin avion me të. Denoncim që Taulant Balla e mohoi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *