Templates by BIGtheme NET

“Rama paditet tre herë dhe s’e marrin në pyetje, Bashën direkt”

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, përmes një deklarate për shtyp ka ngritur shqetësimin mbi faktin që kryeministri Edi Rama është paditur tre herë dhe ende nuk është thirrur të pyetet në Prokurori, ndërkohë që kryetari i PD-së Lulzim Basha është thirrur vetëm për shkak të padisë së bërë ndaj Taulant Ballës.

“Është paditur tre herë dhe s’e kanë marrë në pyetje”, është shqetësimi i Vasilit.

“Kryeministri i Shqipërisë është i paditur dhe padia qëndron atje, fle apo më mirë me thënë mbrohet në bunkerin e arta Markut, kur ai thotë se paska bërë verifikimin e ekspertizën e audiopërgjimit ku implikohej vëllai i ministrit të Brendshëm, ndërkohë që Arta Marku nuk e bëri dot për katër muaj dhe sot e kësaj dite nuk e ka. Por ky kryeministër nuk thërritet të pyetet.

Qytetarë ky është i paditur është pafdia numër tre. Nuk pyetet ky, nuk thërritet. Kryetari i PD thërritet me vrap sepse ka paditur një deputet mashtrues, një i mbytur deri në grykë me një kompromentim të jashtëzakonshëm.”, deklaroi kreu i grupit parlamentar të LSI-së.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto