Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, i është përgjigjur kryetarit të grupit parlamentar të Partisë socialiste Taulant Ballës, pas paralajmërimit se do ta padiste në gjykatë.
Salianji i ka numëruar edhe njëherë Ballës datat dhe oraret në të cilat rezulton të ketë udhëtuar nme charter. Deputeti demokrat thotë që lidhjet me krimin nuk fshihen dot me fotomontazh ndërsa i kërkon Ballës t’i bëjë të fala departamentit të shpifjes në PS.
“LIDHJET ME KRIMIN NUK I FSHIHNI DOT ME FOTOMONTAZH!
Harrojeni! Keni gjurmë kudo. Jeni aq të lidhur me krimin sa ska department, prokurori e gjykatë që ju shpëton!
E meqënëse tashmë jeni faktuar si mashtruesa, që përdorni edhe fotomontazhin dhe kallamin e peshkut për të mbuluar lidhjet me krimin, kujtohu njëherë Taulant, në këto data dhe në këtë orare, ke qenë për peshk, apo në udhëtime jashtë shtetit me CHARTER?
07.09.2013, ora 11.54
08.12.2014, ora 12.23
26.12.2014, ora 08.54
26.12.2014, ora 16.31
28.11.2016, ora 21.18
10.10.2016, ora 23.39
06.09.2016, ora 13.12
28.11.2016, ora 10.34
10.10.2016, ora 06.36
23.10.2017, ora 12.42
24.10.2017, ora 22.25
19.03.2018, ora 17.42
20.03.2018, ora 18.07
26.04.2018, ora 17.43
Dokumentet e ALBCONTROL tregojnë që shtetasi Taulant Balla, me dokumentin identifikues me nr. DB 11597xx-AL dhe nr. DC66547xx-AL, ka qenë në udhëtime me CHARTER!
Sna the gje, po me trafikantin e denuar te droges Edmond Bego, pse ke udhetuar 25 here jashte vendit?
Të fala Departamentit të Shpifsave ne PS!”, shkruan Salianji.