Vendosni fjalën kyçe....

Trump paralajmëron Arabinë: Nëse keni vrarë gazetarin, do e paguani shtrenjtë


Arabia Saudite do të përballet me “dënim të ashpër” nëse qëndron prapa vrasjes së gazetarit të “Washington Post” Jamal Khashoggi, ka paralajmëruar presidenti i SHBA-së, Trump.

“Masat që mund të marrin janë të shumta dhe rreziku për Arabinë Saudite është i madh, sidomos pasi bëhet fjalë për një gazetar. Nëse ky është rasti, atëherë kemi të bëjmë me diçka të shëmtuar dhe të tmerrshme. Ne do i shkojmë deri në fund kësaj çështjeje dhe do ketë një ndëshkim të ashpër për këtë.” – tha Trump gjatë një interviste për programin “60 minuta” në CBS.

Megjithatë, Trump theksoi se edhe nëse gazetari është vrarë nga Rijadi zyrtar, sërish nuk do e anulonte marrëveshjen për shitjen e armëve ndaj Arabisë Saudite.

“Ata po porosisin pajisje ushtarake. Të gjiothë donin ta fitonin marrëveshjen, Rusia, Kina dhe ne, por e fituam ne të gjithën.”

Trump shtoi më tej se nuk dëshiron “të humbasë porosinë për armë” dhe se ka “mënyra të tjera për të ndëshkuar” Riadin, nëse do jetë e nevojshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *