Vendosni fjalën kyçe....

Vasili e quan Ramën idiot: E lëshon atë që i thonë si urinim të pavullnetshëm


Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, se në 25 vende të BE-së shpifja dënohet me burg.

Vasili është shprehur mjaft ashpër ndaj kryeministrit, duke i kujtuar se Shqipëria nuk është në BE ndërsa e quan atë “idiot”.

“Ju thashe qe eshte idiot.
Thote ne BE shpifja denohet me burg.
Do ti kene thene idiotit qe Shqiperia eshte ne BE dhe ky e leshon si urinim te pavullnetshem, ishalla nuk e ka kete….”, shkruan Vasili.

Rama përmendi sot sërish paketën e tij antishpifje, duke thënë se në 25 vende të BE-së shpifja dënohet me burg.

“Shpifja dënohet me burg në 25 vende të BE! Gjysmagjelat tanë të majmur nga xhepat e nga trutë, që kanë bërë karriera politike e mediatike duke sharë e akuzuar pa prova, s’meritojnë as 1 supë burgu! Ata thjesht do të paguajnë gjobën e ndotjes për çdo fëlliqësi që u jashtënxjerr goja”, shkruan Rama.

Deklaratë kjo e bërë fill pas denoncimit të deputetit të PD-së, Ervin Salianji, mbi fluturimet e numrit dy në PS Taulant Balla, me Edmond Begën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *