Vendosni fjalën kyçe....

Vrau me thikë 30-vjeçarin në Tiranë, arrestohet pas dy ditësh i dyshuari


Arrestohet personi i dyshuar për vrasjen e 30-vjeçarit Holti Hajdari në Tiranë, dy ditë më parë. I arrestuari është Muhamet Sallahi, 25 vjeç, nga Tirana.

Sipas të dhënave të policisë, mbrëmjen e së enjtes, në rrugën “Bego Hoxha”, pas një konflikti me Hajdarin, sallahu e ka goditur disa herë me thikë. Më pas e la atë në rrugë dhe u largua.

30-vjeçari ndërroi jetë mëngjesin tjetër në spital.

“Kapet dhe arrestohet autori i vrasjes së shtetasit H. H., 30 vjeç, të ndodhur në mbrëmjen e datës 11 tetor 2018 në zonën e Kombinatit. Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6, pas një pune intensive dhe të mirëorganizuar hetimore bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasit : – Muhamet Sallahi, 25 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas mbrëmjen e datës 11 tetor 2018, në rrugën “Bego Hoxha” në Kombinat për motive të dobëta ka goditur disa herë me mjet prerës në trup shtetasin H. H., 30 vjeç, duke i shkaktuar vdekjen. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Vrasja me dashje” të parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.”, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *