Vendosni fjalën kyçe....

Xhafaj i përgjigjet Bashës: Gënjeshtër e turpshme, statistikat e tregojnë


Ministri i Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj, i përgjigjet kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Bashës, lidhur me deklaratën e këtij të fundit për grupet kriminale që sipas tij përbëjnë aktivitetetin ekonomik të Shqipërisë.

Xhafaj i konsideron të gënjeshtërta deklaratat e Bashës, ndërsa ripublikon statistikat e që sipas tij tregojnë uljen e numrit të vrasjeve në vend.

“GËNJESHTËR e TURPSHME L. Basha deklaroi në konferencë për media: “Nga qendra e Tiranës, nga zemra e Tiranës në Bllok, nga Shkodra, në Vlorë, në Elbasan, në Durrës, grupe të rrezikshme kriminale përbëjnë sot aktivitetin e vetëm kriminal dhe ekonomik të vendit”.

Statistikisht nuk ka krahasim për treguesit e luftës kundër krimit, me të gjitha vitet që ka qeverisur PD. Për ne, çdo ngjarje është përgjegjësi. Ndaj jemi në luftë intensive me grupet kriminale. Ja E VËRTETA! Përfshi dhe Elbasanin ku LB ishte deputet! Imazhe sa 1000 fjalë!” shkruan Xhafaj sot në twitter.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *