Në prangat e policisë së Fierit ka rënë juristi i Hipotesës së këtij qyteti pasi akuzohet për korrupsion. Sipas policisë bëhet fjalë për Ervis Bregasin, 32 vjeç, banues në Cakran.
Për Bregasin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me 26 maj të këtij viti kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.