Vendosni fjalën kyçe....

“35 udhëtimet nga Rinasi me Begën”, Balla menjëherë ia nis punës për propagandë (FOTOT)


Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ia ka nisur punës për propagandë. Nga Librazhdi ai shfaqet në krahë të disa banorëve që sipas tij qeveria Rama po iu ndërton shtëpitë.

Balla vazhdon me propagandën e tij teksa thekson se çdo lek i fituar nga një gjyq për shpifje, do të shkojë në Fondin e Edukimit. Ai premton për ndërtim çerdhesh dhe shkollash në këtë zonë. 

Por pse Balla shfaqet  pikërisht nga Librazhdi në krahë të qytetarëve?

Deputeti i Partisë Demokratike  Ervin Salianji ka publikuar së fundmi të dhënat e sistemit TIMS, të cilat zbulojnë se kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, ka kaluar mbi 35 herë kufirin sëbashku me Edmond Begën, madje që ka udhëtuar në të njëjtin avion me të.

Akuzat ndaj Ballës nuk kanë të sosur kohët e fundit, por vetë ai mohon gjithçka. 

Reagimi: 

Së bashku me Kryetarin e Bashkisë Kastriot Gurra, sot takuam banorë të një prej lagjeve në rrethinat e Librazhdit.

Përmes Fondit të Edukimit që do të krijojmë me të ardhurat nga gjobat për shpifësit, do të ndërtojmë një kopësht për këtë lagje, sepse tani kemi një mundësi të artë për ta financuar.

Çdo lek i fituar nga një gjyq për shpifje, do të shkojë në Fondin e Edukimit. Ky fond do të krijohet prej nesh për të mbështetur çerdhet, kopshtet, bibliotekat e shkollave, nxënësit e mirë të çdo komuniteti, me libra, kompjutera apo materiale mësimore.

Vëmendja jonë vazhdon të jetë e fokusuar tek njerëzit duke ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë për ne.

Inspektuam gjithashtu, në këtë lagje, punimet për përmirësimin e kushteve të jetesës së 65 familjeve në Librazhd. Një projekt i Qeverisë Shqiptare i cili bëri të mundur që 65 familje tashmë të jetojnë në kushte normale.

Shtëpitë, kishin çatitë e rëna dhe ne, përmes këtij projekti, po rindërtojmë çatitë dhe të gjitha muret mbajtëse e dyer, dritare, me qëllim që ato të ketë kushte normale. Kështu garantojmë që familjet më të varfëra, pjesë edhe e komunitetit të nderuar egjiptian, tashmë të jetojnë në kushte normale.

Ky është viti i dytë i zbatimit të këtij projekti në Bashkinë e Librazhdit. Një vit më parë përfituese ishin 16 familje, ndërsa këtë vit fondi dhe numri i përfituesve u 4-fishua.

Fotot e fundit të Ballës nga Librazhdi:


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *