Vendosni fjalën kyçe....

Avioni rrëzohet mbi njerzit, humbin jetën 3 persona


3 persona kanë humbur jetën të dielën në Gjermaninë qendrore pas rrëzimit të një avioni të vogël në shtetin Hesse.

Një avion i vogël i modelit Cessna goditi njerëzit që ishin mbledhur pranë një fushe ajrore në malin e Wasserkuppe, afër Fuldas, rreth orës 15:45 me orën lokale, raporton BBC.

Sipas raportimeve paraprake, 2 të rritur dhe 1 fëmijë humbën jetën në aksident ndërsa 8 të tjerë u plagosën.

Avioni po përpiqej të ngrihej në ajër pas dështimit të tentativës për ulje në fushën ajrore.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa moti në kohën e aksidentit ishte i mirë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *