Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së ka paditur në gjykatë sërish deputetin e PD-së Ervin Salianjin në lidhje me akuzat për udhëtimet me Edmond Begon.
Balla kërkon ndaj Salianjit si dëmshpërblim 1 milionë lekë të reja.
“Çdo shpifje të hedhur në drejtimin tonë nga aktorët e SHQUP-it, e që kazani politik e mediatik u jep zë pa asnjë verifikim edhe kur vërtetohen si të rreme, a qoftë edhe nga kazani i profileve zyrtare digjitale, ne do ta padisim në gjykatë.
TË ARDHURAT NGA ÇDO SHPIFJE PËR FONDIN E EDUKIMIT.
Shenim: Sipas ligjit papagalli mban pergjegjesi per ate qe thote. Keshtu qe edhe papagalli Luciano do te paditet neser per shpifjen e sotme. Ndersa pyetja qe kam per ata qe e publikojne kete shpifje: Cfare ju kushton te vertetoni se numrat e fluturimeve te shpifjes ne fjale, jane avione linje, jane fluturime zyrtare? Apo ndonje ka merak se mos i bie audienca po nuk beri papagallin e papagajve, duke shperndare “fake-news”?”, shprehet Balla.