Vendosni fjalën kyçe....

Falsifikoi procedurat për pajisje me pasaportë, ndalohet punonjësi i policisë në Shkodër


Një punonjës policie është ndaluar ditën e sotme në Shkodër, pasi akuzohet se ka falsifikuar proceduarat për pajisje të një shtetasi me pasaportë biometrike.

Sot është ekzekutuar masa e sigurimit të vendosur nga Gjykata, pas një hetimi që është kryer nga Prokuroria Shkodër.

Sipas informacioneve me shkresën nr.2033 Prot., datë 19.08.2016, Komi i Policisë Malësi e Madhe ka përcjell në Bashkinë Koplik 12 praktika të personave që kanë aplikuar për t`u pajisur me pasaportë biometrike.

Sipas procesverbalit përkatës të këqyrjes, në Komisaritain e Policisë Malësi e Madhe ka qenë në detyrë si patrulle oficeri Faik Ujka.

Po ashtu, sipas procesverbalit të këqyrjes së regjistrit ne ZGJC Koplik rezulton se praktikat me shkresën nr.2033 Prot., datë 19.06.2018 janë dorëzuar nga punonjësi i policisë Faik Ujkaj.

Veprat penale për të cilat akuzohet Ujkaj janë, shpërdorimi i detyrës dhe falsifikimi i dokumentave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *