Templates by BIGtheme NET

Kosova nuk ia del përballë ishujve Faroe, mjaftohet me një pikë

Kosova u ndal në një barazim në ndeshjen e katërt në Ligën e Kombeve. Në transfertë ndaj Ishujve Faroe, “dardanët” nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1. Që në minutën e 9-të, ekipi i Shaland kaloi në avantazh, pas një goli fantastik të Milot Rashicës nga jashtë zone.

Më pas, Kosova e uli disi ritmin, dhe u mundua më shumë të administrojë lojën me qarkullim topi, dhe nuk provoi me goditje ndaj portës kundërshtare. Ishujt Faroe po prisnin në mbrojtje, dhe një gabim të Rrahmanit në mesfushë, e shfrytëzoi mjaft mirë, dhe me një kundërsulm, Joensen ndëshkoi dardanët.

Pjesa e parë përfundoi me fitoren e Kosovës por që nuk arritën që të përfitonin edhe në të dytën duke marrë edhe ndëshkimin me gol pas fillimit të fraksionit të dytë.

Deri në fund, nuk pati më gola të tjerë, dhe Kosova mori vetëm një pikë nga kjo transfertë. Pas 4 ndeshjesh, Kosova mban vendin e parë me 8 pikë në grup.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto