Shqipëria luan ndeshjen e tretë në Ligën e Kombeve, në transfertë ndaj Izraelit. Kjo sfidë është tejet e rëndësishme nëse duam të kapim vendin e parë, në një grup totalisht të ekuilibruar.
Sfida e parë në Shqipëri, u mbyll me fitoren e kuqezinjve, 1-0, me gol të Xhakës, ndërkohë që në grupin C1, edhe Izraeli e Skocia kanë luajtur nga dy ndeshje numërojnë nga 3 pikë.