Pasi Turqia liroi pastorin Craig Brunson, presidenti i SHBA-ve Donald Trump falënderoi presidentin Erdogan. Në Twitter, Trump deklaroi se sot pasdite në Zyrën Ovale do të zhvillojë një takim me pastorin Brunson, i cili u lirua dje.
“Do të jetë e mrekullueshme ta takosh atë përsëri. Ai është një krishter i madh që ka përjetuar një përvojë të vështirë. Dëshiroj të falënderoj presidentin Erdogan për ndihmën e tij”, ka shkruar Trump.
Ndërsa në një postim të dytë, Trump deklaroi se nuk kishte asnjë marrëveshje me Turqinë në procesin për lirimin dhe kthimin e pastorit Andrew Brunson në SHBA.
“Unë nuk bëj marrëveshje për pengje. Vendimi për Brunsonin do të çojë në marrëdhënie të mira mes Turqisë dhe SHBA-ve”, tha ai.