Vendosni fjalën kyçe....

Macron kërkon të bëjë bashkë Thaçin dhe Vuçiç në Paris


Më 11 nëntor në Paris, mund të ketë një takim mes Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Mediumi serb, Danas, raporton se, Vuçiç ka pranuar ftesën e Macron për të ndjekur një tubim më 11 nëntor në Francë me rastin e Ditës së Armëpushimit të Parë në Luftën e Parë Botërore.

Kjo ftesë thuhet se i është dërguar edhe presidentit të  Kosovës, Hashim Thaçi.

Kështu Thaçi dhe Vuçiq mund të zhvillojnë takimin e radhës të tyre, por këtë herë jo në Bruksel, por në Paris.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *