Vendosni fjalën kyçe....

Meta viziton Tropojën, i pranishëm në përurimin e rrugës Lekbibaj-Curraj i Epërm


Presidenti Ilir Meta gjatë vizitës në Tropojë ishte i pranishëm në përurimin e rrugës së re që lidh Lekbibaj me Curraj i Epërm.

Presidenti Meta uroi banorët e zonës dhe vlerësoi investimin e bërë me kontributet e vetë banorëve si një mbështetje për një nga fshatrat më të bukur të Alpeve Shqiptare, që ka pasuri të rralla natyrore dhe theksoi rëndësinë e zhvillimit të turizmit malor e të sporteve të ndryshme si ecja sportive, alpinizmi, sidomos për brezin e ri.

Gjithashtu, Presidenti i Republikës ishte i pranishëm edhe në meshën e së dielës, e cila u mbajt në Kishën katolike të fshatit “Curraj i Epërm”, duke u takuar e përshëndetur me banorët e shumtë të zonës, me të cilët ndoqi edhe një koncert artistik.

Në fjalën e tij Presidenti Meta, u shpreh: “Ndihem shumë i lumtur të jem këtu në Curraj të Epërm, në Nikaj- Mërtur, në Tropojën epike.

Duke përmendur edhe rëndësinë e turizmit Presidenti Meta vlerësoi dhe u shprehu mirënjohjen turistëve, sidomos të rinjve, të cilët me mesazhin e tyre të fortë në media, kanë theksuar se Shqipëria është një vend me një bukuri të rrallë natyrore, e pacenuar dhe e padëmtuar, ku ia vlen të vish për turizëm malor, për ngjitje dhe alpinizëm, për “turizmin e aventurës”, duke promovuar sidomos ardhjen në Curraj të Epërm.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *