Vendosni fjalën kyçe....

Pastori në gjunjë, kryen lutjen krahë Trump, momente nga vizita në Shtëpinë e Bardhë


Pas lirimit nga Turqia pastori amerikan, Andrew Brunson vizitoi zyrën Orave në Shtëpinë e Bardhë dhe u takua me Donald Trump. 

Trump e mirëpriti Brunsonin në Shtëpinë e Bardhë për të festuar lirimin e tij pas afro dy vitesh burgosjeje në Turqi, gjë që shkaktoi edhe një mosmarrëveshje diplomatike me një aleat kyç e për më tepër edhe irritim nga grupet ungjillore amerikane.
Në zyrën e presidentit, pastori u ul në gjunjë dhe vendosi dorën e tij mbi shpatullat e Trump duke bërë kështu lutjen e së shtunës. Gjatë lutjes ai i kërkoi zotit t’i japë shefit të Shtëpisë së Bardhë “urtësinë e mençurinë e mbinatyrshme për të përmbushur të gjitha planet për vendin dhe veten e tij”.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *