Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj akuzave të Sali Berishës. Berisha publikoi denoncimin e një qytetari një ditë më parë, ku thuhej se Rama ka blerë 23000 dollarë këmisha së fundmi, të markës Hugo Boss në New York.
Në lidhje me këtë akuzë Rama është shprehur se ‘Hugo Bossi i tij quhet Arjan, qepja si në NjuJork dhe çmimi si në Tiranë’. Ai ka theksuar më tej se me lekët që do merren nga gjyqi për shpifjen do shpenzohen për përparëse kopshti.
“S’jam marrë kurrë me këtë qenef digjital,po në çdo vend demokratik(+në ligjin shqiptar)çdo përhapës i shpifjes dënohet njësoj si shpifësi!Kjo shpifje do shkojë në gjyq. Hugo Bossi im quhet Arjan,qepja si në NjuJork çmimi si në Tiranë. Lekët e gjyqit do i bëjmë përparëse kopshti”, shprehet Rama.