Kryeminisri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të opozitës se mbyllja e kazioneve dhe pikave të basteve në 31 dhjetor 2018, do jetë për krijimin e një monopoli online të drejtuar nga vëllai i tij.
Pas këtyre akuzave Rama në një deklaratë në Twitter, ka bërë me dije se së bashku me kazinotë dhe pikave të basteve edhe monopoli online do jetë i mbyllur për Vit të Ri.
Rama ndër të tjera i është drejtuar opozitës “të mos lodhet kot, bastet s’i shpëtoni dot më”.
Ky mesazh i Ramës vjen pas akuzave të njëpas njëshme nga kundërshtarët politikë të cilët e kanë quajtur nismën e ndërmarrë nga mazhoranca si një strategji për monopolizimin e bixhozit në një dorë të vetme.
“Paratë e zeza të basteve po derdhen kazaneve për të jashtëqitur llafin se kjo u bëka që të mbetet një monopol online!Këtë për çudi s’e paska TaulantiMos u lodhni kot, bastet s’i shpetoni dot më! Edhe bastet edhe ky monopoli online do vdesin për Vit të RiAmanet dëshmitarin X”-shkruan Rama në Twitter.