Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka vënë përballë njëra-tjetrës tre deklarata nga persona të ndryshëm lidhur me publikimet e deputetit Ervin Salianji për lëvizjet jashtë shtetit të Taulant Ballës me trafikantin Edmond Bego.
Sipas Vasilit, Albkontrolli është çemndur pasi nuk i drejtohet Ballës por deputetit Salianji për lëvizjet jashtë shtetit me Edmond Begon. Vasili shkruan se Salianji gjatë publikimit nuk ka përmendur farë Albkontrollin si institucion por ishte Taulant Balla i cili e referoi institucionin e trafikut ajëror si vend ku mund të merreshin informacione për lëvizjet e deputetit të PS-së.
Postimi i plotë:
Ç’hall e cmendi Albkontrollin qe ngaterron Ballën me Salianjin!?
Ky Taulant Balla i kerkon deputetit Ervin Salianji qe t’i drejtohet Albkontrollit qe te marre informacion.
Albkontrolli i partise sqaron se nuk disponon hiç te dhena te ketij lloji.
Po pse cmendet Albkontrolli dhe nuk i drejtohet Balles qe e permendi,por ja fusin kot fare dhe i drejtohen Salianjit qe nuk e zuri fare Albkontrollin me goje,por sistemin TIMS.
Lexojeni vete kete idiotesi kolektive te qeverise.
Ja c’thote Balla:
“Lulzim mjaft e shpërdorove Sali-anjin me shpifje, për udhëtime 18 herë me chartera. Informacioni është në Albcontrol dhe mund ta merrni. Pse nuk bëni kallzim në Prokurori? Megjithatë faleminderit që po vijon te kontribosh për Fondin e Edukimit. Të hënën padia në gjykatë!
Ja cfare thote Balluku:
#Albcontrol ofron navigimin ajror ne RSH. Albcontrol nuk ka disponuar ndonjehere e as nuk disponon te dhenat e pasagjereve, sepse ky informacion nuk eshte ne tagrin dhe interesin e operimeve qe kryejme. Deputeti Salianji te gjej burim tjeter per vertetesine e deklarates se tij.#
Ja cfare thote Salianji:
“Është fakt që sipas të dhënave të siguruara nëpërmjet sistemit TIMS, që regjistron hyrjet dhe daljet e qytetërëve në pikat kufitare të Shqipërisë, rezulton se:
1) Deputeti socialist Taulant Balla rezulton të ketë udhëtuar jashtë vendit mbi 25 herë me trafikantin e drogës Edmond Bega.”