Vendosni fjalën kyçe....

Vrau tre persona, ish-kreu i PS në Mat nuk është penduar: Vura në vend dinjitetin tim


Kujtim Koxha, ish-kreu i PS në Mat që vrau disa ditë më parë 3 punonjësit e kësaj bashkie nuk është penduar për krimin që kreu. Ai është shprehur se i vrau  për të vendosur dinjitetin e tij para banorëve të tjerë.

Ngjarja ndodhi në fshatin Shëlli të Matit ku mbeti i vrarë Mentor Hoxha,  Erzen Aliaj dhe Hamit Buçi. I plagosuri është kolegu i tyre Astrit Hani i cili ndodhet në spital duke marrë mjekim. 

“Nuk jam penduar. Ata më qëlluan dhe mua më panë edhe banorë të tjerë se si më qëlluan. Më fyen para bashkëfshatarëve të mi dhe unë s’mund ta duroja dot që ata të më tallnin më vonë, ndaj edhe shkova dhe mora armën”,është shprehur ai, shkruan Panorama. 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *