Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, i është përgjigjur Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili publikoi shifrat e vrasjeve në Tiranë, të cilat i krahasoi me ato të qeverisjes Berisha.
Strazimiri në një postim në Facebook shkruan se rilindja e statistikave të kriminalitetit është një histori “suksesi”.
Strazimiri e cilësoi Xhafajn si të vetmin Ministër të Brendshëm në Evropë që ka vëllain trafikant droge të denuar dhe ende aktiv në “zanat”.
Postimi i plotë:
Rilindja e statistikave të kriminalitetit është histori “suksesi” sa ç’ishte dhe është lufta kundër kultivimit dhe trafikimit të drogës nën Saje qorrin e Fatmirin e Gonit, (të vetmin Minister të Brendshëm në Evropë që ka vëllain trafikant droge të denuar dhe ende aktiv në “zanat”) !
Po zaten, ky që në “statistikë” e shënon Agronin qelibar dhe padit për shpifje ata që thonë se është në burg për trafik droge, sigurisht që “1 vrajse” do e shënojë në “statistikë”, paçka se i janë vrarë 8 apo 3 njëherësh….