Vendosni fjalën kyçe....

13 viktima nga përmbytjet në Francë (Video+Foto)


Dalja e lumit Aude në Francën jugore nga shtrati për shkak të shirave të rrëmbyeshëm ka marrë jetën e 13 personave ndërsa dëmet materiale janë të shumta.

Reshjet e mëdha të shiut gjatë natës shkaktuan dëme të konsiderueshme për pronën në një numër komunitetesh në rajon, konfirmoi Ministria e Brendshme.

Numri i të vdekurve deri tani është 13, me nëntë prej viktimave që kanë humbur jetën në afërsi të fshatit Trebes, në Francën Jugore.

Ndërkohë, tre persona, duke përfshirë një murgeshë, raportohen të jenë zhdukur në ujërat e rrëmbyeshme të shkaktuara nga përmbytjet në Villardonnel dhe Villegailhenc.

Dëshmitarë okularë publikuan pamje të skenave dramatike në mediat sociale. Kryeministri francez Edouard Philippe do të vizitojë zonën e goditur sot pasi zyra e tij konfirmoi se një operacion i madh për të ndihmuar zonat e prekura sapo ka nisur.

Të paktën 350 zjarrfikës janë shpërndarë nëpër rajon si pjesë e përpjekjes për të shpëtuar sa më shumë persona, ndërsa shtatë helikopterë janë dërguar në zonën e Audes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *