Në Kosovë është shkarkuar nga detyra Ministri i Brendshëm Bejtush Gashi. Mësohet se shkarkimi tij ka ardhur me urdhër të partisë Aleanca Kosova e Re. Ekrem Mustafa pritet të emërohet ministër i ri Punëve të Brendshme.
Gashi është liruar nga detyra nga ana e kryeministrit Ramush Haradinaj me kërkesë të aleatit të vogël në koalicionin qeveritar, Aleancës Kosova e Re të drejtuar nga Behgjet Pacolli.
Gashi ishte emëruar në prill të vitit 2018, pak ditë pasi ish-ministri Flamur Sefaj qe shkarkuar për shkak të ekstradimit misterioz të gjashtë shtetasve turq drejt Turqisë.
“Po, është shkarkuar ministri Bejtush Gashi. Ky shkarkim erdhi për shkak të performacës së tij si ministër”, ka deklaruar Pacolli për mediat kosovare.