Vendosni fjalën kyçe....

Pas humbjes së thellë në Bavari, Merkel: Do punoj, do rikthej besimin te qytetarët


Për humbjen e madhe të aleatëve të saj konservatorë në rajonin e Bavarisë kancelarja gjermane Angela Merkel  premtoi se do të luftojë për ta rifituar atë.

“Mësimi im nga kjo është se unë, si kancelare, duhet të siguroj rikthimin e besimit. Do të punoj për këtë me gjithë energjinë që kam”, tha Merkel në një ngjarje të përfaqësuesve të industrisë gjermane.

Kjo deklaratë e Merkel erdhi pasi në zgjedhjet e së dielës pati një humbje të madhe në pjesë e Bavarisë koalicioni i saj qeverisës. E gjithë kjo situatës solli pasiguri në koalicionin qeverisës.

Me gati të gjitha votat e numëruara, Unioni i Krishterë Social humbi shumicën absolute në Parlamentin e Bavarisë, të cilën e ka që nga viti 1957.

Të Gjelbrit u ngritën në vendin e dytë, ndërsa partia anti-migrante Alternativa për Gjermaninë do të futet për herë të parë në Parlamentin bavarez.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *