Vendosni fjalën kyçe....

Salianji ironizon Ballën: A mund të ndryshohet sistemi TIMS me Photoshop?


Deputeti i PD, Ervin Salianji ka ironizuar kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla pas padisë se këtij të fundit për shpifje. Balla paditi sërish deputetin Ervin Salianji pasi ky i fundit publikoi dokumentet se kishte udhëtuar 57 herë me Edmond Begën për të cilin opozita thotë se është trafikant droge dhe i dënuar në Itali me 21 vite burg.

“Duke u përgatitur për në gjykatë . A mund të ndryshohet sistemi TIMS me Photoshop? ”-ka shkruar Salianji në Facebook duke publikuar edhe udhëtimet dhe destinacionet  që ka kryer sipas tij Balla me Begon.

Akuzat e Salianjit janë hedhur poshtë nga Balla. 

“Çdo shpifje të hedhur në drejtimin tonë nga aktorët e SHQUP-it, e që kazani politik e mediatik u jep zë pa asnjë verifikim edhe kur vërtetohen si të rreme, a qoftë edhe nga kazani i profileve zyrtare digjitale, ne do ta padisim në gjykatë. TË ARDHURAT NGA ÇDO SHPIFJE PËR FONDIN E EDUKIMIT.

Shenim: Sipas ligjit papagalli mban pergjegjesi per ate qe thote. Keshtu qe edhe papagalli Luciano do te paditet neser per shpifjen e sotme. Ndersa pyetja qe kam per ata qe e publikojne kete shpifje: Cfare ju kushton te vertetoni se numrat e fluturimeve te shpifjes ne fjale, jane avione linje, jane fluturime zyrtare? Apo ndonje ka merak se mos i bie audienca po nuk beri papagallin e papagajve, duke shperndare “fake-news”?”, u shpreh Balla. 

 

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *