Templates by BIGtheme NET

Antikorrupsionin e “zë gjumi”, KLSH: Mungesë stafi dhe koordinimi

Kontrolli i Lartë i Shtetit në një raport auditimi performance ka marrë në analizë “Strategjinë Antikorupsion” 2015-2020″  duke u ndalur tek raportet e monitorimit si dhe plani i veprimit nder vite. Të dhënat e mbledhura nga ky institucion tregojnë se pavarësisht theksit që është vënë nga qeveria por sidomos institucionet ndërkombëtare për çështjen e korrupsionit duket se ka një angazhim serioz.
Së pari sipas KLSH sot që përgjegjëse për zbatimin është Ministria e Drejtësisë nga tetori 2017 nuk ka mbledhje të dhënash për ecurinë e punës deri para kësaj periudhe. Më herët ishte Ministria për Shtetin dhe Çështjet Vendore që kishte në ngarkim këtë strategji por që informacioni i dhënë sot është minimal. Po kështu sipas KLSH prefekturat dhe një pjesë e institucioneve përfshirë Ministrinë e Drejtësisë kanë treguar pak interes për të bashkëpunuar lidhur me dhënien e informacionit për ecurinë e zbatimit të strategjisë.

KLSH nënvizon se ka pasur një seri emailesh por që nuk është marrë informacioni i kërkuar ndërkohë që edhe takimet e dakordësuara nuk janë zhvilluar në moment të fundit për shkak të anulimit nga Ministria e Drejtësisë.

Sikur të mos mjaftonin problematikat me informacionin e cunguar KLSH vëren se sot Ministria e Drejtësisë vuan nga rrudhja e stafit pikërisht në tre departamente që janë të angazhuar drejtpërdrejt në pjesën e antikorrupsionit.

“Që prej muajit tetor 2017, Ministria e Drejtësisë përballet me staf të reduktuar në tre sektorë të rinj dedikuar antikorrupsionit. Sektori i Monitorimit, Jetësimit të Prioriteteve dhe Statistikave ka dy specialistë por jo një përgjegjës që të udhëheqë punën e sektorit. Sektori i Programeve në Fushën e Drejtësisë dhe Antikorrupsionit ka një përgjegjës por i mungojnë 2 specialistë për të përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë e veta. Sektori i projektit antikorrupsion duket sektori më i plotë të cilit i mungon vetëm një specialist. Me mungesa kaq të theksuara të stafit fokusuar në antikorrupsion misioni i KKK në sigurimin e implementimit dhe monitorimit të objektivave specifike dhe atyre madhore të parashikuara në dokumente strategjike është vështirë për t’u arritur” thuhet në raportin e KLSH.

I njëjti raport nënvizon se ka një çorganizim total në mbajtjen e dokumenteve apo takimeve që tregojnë se ka pasur angazhim institucional. Për shembull KLSH nënvizon se nuk ka evidencë që Këshilli ka mbajtur tatime çdo vit në dhjetor sikurse sanksionohet në raport. Po kështu nuk ka raporte 3 mujore monitorimi sikundër e kërkon strategjia. Nuk ka asnjë mekanizëm mbikëqyrës për kordinimin e punës.

Në raport KLSH merr në analizë mënyrën sesi është pasqyruar pjesa e strategjisë tek insitucionet publike ku tek Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është caktuar që të ngrihen mekanizmat e kontrollit për skemën e ndihmës ekonomike dhe PAK, për institucione të tjera vendore kërkohen mekanizma për shërbimin “one stop shop”. Nga vlerësimi i dokumentacionit KLSH ka konstatuar se jo të gjitha bashkitë e kanë ngritur këtë mekanizëm lehtësimi brenda vitit 2017, ndërkohe që ka mangësi në raportim.

Vini re: Ky shkrim është pronësi intelektuale e Monitor

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto