Templates by BIGtheme NET

Balla nga Brukseli: Të më bëhet gjyqi këtu nëse akuzat e opozitës janë të vërteta

Kreu i Grupit Parlmentar të PS-së Taulant Balla nga Komisioni i PE-së në Bruksel ka reaguar në lidhje me akuzat e PD-së.  Balla u shpreh se nëse akuzat që lëshoi deputeti i PD-së Genc Pollo janë të vërteta është i gatshëm që t’i bëhet gjyqi në aty. 

“Kolegët e PD-së duhet të dinë që në pushtet  vjen nëpërmjet zgjedhjeve dhe votës së popullit e cila vendos se kush do të qeverisë. Ne duhet të lëmë betejat tona në Shqipëri, dhe këtu të bashkojmë forcat me ju. Nëse akuzat e opozitës janë të vërteta, të më bëhet gjyqi këtu””, tha ai.

Kryetari i komisionit të përbashkët ndërparlamentar Shqipëri-BE, deputeti demokrat, Genc Pollo, kërkoi që komisioni të mos drejtohet më nga Taulant Balla, i cili akuzohet për lidhje me krimin e organizuar. Mbledhja e Komisionit të Përbashkët Ndërparlamentar Shqipëri-BE në Bruksel ka nisur sot dhe është shoqëruar me debate.

Pas kërkesës së Pollos, deputetët e opozitës u larguan nga mbledhja.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto