Vendosni fjalën kyçe....

Bujar Nishani tregon momentin e vështirë: Më bënë dy herë të vdekur


I ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe In’, ish-presidenti i Republikës Bujar Nishani, ka rrëfyer momentet e vështira të familjes së tij, kur atë e kanë shpallur dy herë të vdekur.

Këtë rrëfim Nishani e bëri lidhur me propozimin e ri të kryeministrit Edi Rama për paketën antishpifje, duke shtuar që pavarësisht se kjo ishte një shpifje ndaj tij, mediat sociale kanë krijuar mundësinë për t’i ç’bërë ato.

 “Unë kam një përvojë të gjatë në politikë, si deputet, ministër dhe si President. Më kanë bërë dy tre herë të vdekur, natyrisht familja ka pësuar gjendjen psikologjike të momentit por je i detyruar të përballesh. Unë kam një filozofi që nëse hedh një grusht me baltë në xham, nuk ngjitet sepse rrëshqet, nëse e hedh në një shkëmb në gropa -gropa, ajo ngrin në cepat e këtij guri. Pra, do ketë gjithmonë gjëra të kësaj natyre, por e rëndësishme është që të ruhet mundësia e komunikimit me publikun. Mediat sociale dhe shtimi i mediave online bën që sot  të ç’bësh monopolin e shpifjeve”, deklaroi ish-presidenti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *