Vendosni fjalën kyçe....

Debati në Bruksel për Ballën: PD u tregoi të tjerëve të palarat e shtëpisë


Kryetari i komisionit të përbashkët ndërparlamentar Shqipëri-BE, deputeti demokrat, Genc Pollo, kërkoi sot që komisioni të mos drejtohej më nga Taulant Balla, i cili akuzohet për lidhje me krimin e organizuar. Pas kërkesës së Pollos, deputetët e opozitës u larguan nga mbledhja.

Në lidhje me këtë veprim të demokratëve dhe akuzave ndaj Ballës ka folur edhe Erion Veliaj. Teksa filloj të bënte propagandë për pikat e basteve, për punët  e bashkisë ai u ndal edhe te ky diskutim.

Veliaj u shpreh se kjo situata është njësoj si të nxjerrësh rrobat e palara të shtëpisë në ballkon. Pra që të palarat e shtëpisë  sot demokratët ua treguan europianëve.

“E kemi atë turpin o me shajt vendin tonë kur jemi jashtë o na ngec buka në fyt. S’ka pse, është si në shtëpitë tona. Është tani sikur unë të marr pelenat e palara të çunit tim dhe t’i vë në ballkon. Secili rrobat e palara i mban në shtëpi. Nëse ka nevojë që ca gjera t’i sqarojmë le t’i bëjmë brenda vendit. Kur dalim jashtë secili vesh kostumin e tij më të mirë. Nuk kemi ne nevojë t’i xjerrim bojën njëri tjetrit aq më tepër kur janë të sajuara. Ne nuk i zgjedhim dot kundërshtarët tanë. Ne sot punojmë për më të mirën.”, u shpreh Veliaj teksa po flet për bilancin e punës së tij 3-vjeçare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *