Dëshmitari X, Albert Veliu i cili është personazhi kryesor në audio-përgjimin e publikuar ku implikohet vëllai i ministrit të brendshëm, për trafik droge ka treguar çfarë ka ndodhur me të menjëherë pasi ai u bë personi më i përfolur në media dhe politikë.
Veliu tregoi se është rrëmbyer dhe është mbajtur peng për 3 orë nga persona me targa të huaj të cilët i kanë bërë presion..
“Më erdhën me makina në Kukës me targa të huaja, dhe më hapën kokën, më kanë mbajtur 3 orë peng në Laç, më pas më hodhën në kanal”- u shpreh Veliu në intervistën për emisionin “Open” në Top Channel.
Më pas Veliu tregoi se pasi e rrëmbyen dhe i bënë presion e dërguan në prokurori që të jepte kampionin e zërit.
“Më çuan në prokurori, më morrën kampionin e zërit. Më kanë marrë peng kur po ikja në Tropojë, më mbajtën 3 orë peng në makinë, kalova kufirin në datën 24. Kam kaluar në këmbë mes doganës”- u shpreh Veliu.
Ndër të tjera, Veliu tregoi se edhe familja e tij është kërcënuar dhe se ata jetojnë jashtë vendit.
“Me kanë kërcenuar familjen. Gruaja dhe djali janë jashtë vendit. Ai që del dhe flet iu dërgon njerëzit e tij atje. Unë ndihem shumë i kërcënuar. Vijnë makinat që të më kërcënojnë mua që unë të bëj dorëheqje të atyre që kam thënë. Vinnë çdo ditë me makina këtu dhe më bëjnë presion.”
“Për transmetimin e audiopërgjimit, mësova pas një telefonate të djalit tim. Unë ia kisha dorëzuar materialin njërit që punonte në SHIK,(tashmë SHISH), Jetmir Olldashit. Nuk e dija që ai ishte gazetar”, deklaroi Babalja për “Open”.